Gjini thotë se AAK më së paku i merr 14 deputetë në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka treguar se çfarë rezultati pret nga subjekti i tij në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se sondazhet e publikuara deri më tani nuk janë të sakta sa i përket asaj se ku e vendosin partinë e tij.

“Po ja huqin kur po vjen puna tek AAK’ja”, ka thënë ai në t7.

“Në variantin më të keq i marrim 14 deputetë. I kemi bërë llogaritjet. Mirëpo presim që do të marrim 17-18 deputetë”, tha ai.