Ardian Gjini i AAK-së, ka theksuar gjatë fushatës zgjedhore se Kosova ka nevojë për një qeveri që vepron dhe realizon projekte konkrete, siç janë përfundimi i rrugëve, urave, shkollave dhe çerdheve, jo vetëm duke folur për to.
Ai kritikoi aktualen Qeveri, duke thënë se ajo flet shumë, por nuk bën asgjë, dhe se duhet të jetë një qeveri e përgjegjshme, e cila merr përgjegjësitë dhe nuk i hedh fajet tek të tjerët.
Gjini gjithashtu e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mbrojtjen e korrupsionit dhe përfshirjen e tij në këtë fenomen.
Ai përfundoi duke theksuar se Kosova do të jetë fituese kur pushteti i ardhshëm të jetë për të gjithë qytetarët, jo kundër tyre.
“Kosova fituese duhet të jetë si kryeministri Haradinaj, si të gjithë kandidatët që i kemi këtu. Duhet të përfundohen rrugët, urat, shkollat e çerdhet, jo vetëm të flet për to, e mos t’i bëj. Sot, e kemi një Qeveri e cila flet, por nuk bën asgjë. Kosova fituese duhet të jetë ajo që punon e që kryen punë, jo që flet kopalla. Kosova fituese duhet të jetë me një qeveri të përgjegjshme, që i dinë detyrat e veta, jo me një qeveri që herë ia lenë fajin gjyqësorit, herë mediave, herë opozitës e herë Amerikës, por krejt fajet i ka vet”, tha Gjini.
“Kosova fituese nuk bën me qenë një vend ku Qeveria e mbron korrupsionin. Për katër vjet, Albin Kurti, jo vetëm që i ka të zhytur nga i pari deri tek i fundit në korrupsion, por edhe vetë u bë mburojë e tyre. Kosova do të jetë fituese kur pushteti i ardhshëm do të jetë për të gjithë, jo kundër të gjithëve”, shtoi ai.







