Berat Gjimshiti

Gjimshiti, i pavlerësuari te Zuerichu, kapiteni fitimtar i Ligës së Evropës

Suksesi më i madh në historinë e klubit të Atalantas nga Bergamo! Udhëheqës për italianët veriorë në fitoren fitoren 3:0 në finale të Ligës së Evropës kundër Leverkusenit është i linduri në Zuerich: Berat Gjimshiti me shiritin e kapitenit në krah. Karriera e tij ka qenë në rritje të vazhdueshme deri në majë.
Në finale të Ligës së Evropës në Dublin, dy lojtarë që kanë bërë karrierë në Zvicër janë përballë njëri-tjetrit. Nga Leverkuseni, kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, i lindur në Basel, dhe në anën tjetër tek Atalanta, disi më pak i njohur, Berat Gjimshiti i lindur në Zuerich, që udhëheq Atalantan në fushë me shiritin e kapitenit në krah – dhe më pas – dhe më pas triumfoi 3:0, shkruan “Blick” të enjten.

Gjimshiti dhe bashkëlojtarët e tij janë të vetmit që e kanë thyer Leverkusenin në këtë edicion. Me paraqitje jashtëzakonisht të shkëlqyer. Pas 51 ndeshjeve të edicionit pa humbje, kampioni i ri i Gjermanisë largohet nga fusha si humbës për herën e parë – në ndeshjen e parafundit para finales së Kupës kundër Kaiserslauternit të kategorisë së dytë. Shije e hidhur për Xhakën dhe bashkëlojtarët e tij, në një sezon të këndshëm.

Largime, huazime, përjashtime

Berat Gjimshiti që u lind në Zuerich e fitoi titullin e parë për klubin që në vitin 1963, triumfoi në Kupën e Italisë. Ishte trofeu i parë në histori të këtij klubi.

Gjimshiti ishte graduar në vitin 2012 në ekipin e parë të Zuerichut dhe konsiderohej si qendërmbrojtës i talentuar e me shumë perspektivë. Por, vite më vonë, në janar të vitit 2016, ai ishte larguar nga skuadra, në kohën kur Sami Hyypia ishte trajner, dhe kontrata e të cilit ishte shkëputur. Ai u transferua tek Atalanta, por pas vetëm gjashtë muajsh Gjimshiti ishte huazuar tek Avellino në Serie B.

Gjimshitit i ishte mbyllur dera te Përfaqësuesja e Zvicrës sa ishte lojtar i Zuerichut, vazhdon tutje shkrimin gazeta e madhe zvicerane. Gjimshiti më pas vendos t’i bashkohet Shqipërisë. Por, gjashtë muaj pasi u largua nga Zuerichu, në verën e vitit 2016, ai u la jashtë skuadrës së Shqipërisë në momentet e fundit para Kampionatit Evropian në Francë. “Kjo më kishte nxitur për të arritur suksese”, kishte thënë Gjimshiti në muajin shkurt për “Blickun”. Dhe kjo ishte e qartë.

Nuk është i befasuar nga ngritja e madhe e Atalantas

Katër vjet pasi Gjimshiti nuk u ftua në Kampionatin Evropian, “Blick” u takua me të në Bergamo para se ai të avanconte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Atalantan. “Mrekulli?”, pyesnin njerëzit veten në atë kohë. “Ndoshta për të gjithë tifozët jashtë”, kishte thënë Gjimshiti në atë kohë dhe kishte qeshur. “Por për ne lojtarët, asnjëherë nuk kam ushtruar më fort sesa që kam bërë këtu”.

Edhe në atë kohë trajner ishte Gian Piero Gasperini, tani 66-vjeçar. Ai e kishte marrë drejtimin e ekipit prej vitit 2016 dhe e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të dytë dhe më të madhit në histori të klubit.

Rritja e shpejtë dhe e sigurt e djaloshit nga Zuerichu ishte e sigurt. Ai ishte kapiten në ndeshjen e fundit të Ligës së Evropës, dhe trofeu iu dha atij në duar. Dhe kësaj radhe, Gjimshiti nuk do të lihet jashtë Evropianit. Qendërmbrojtësi me eksperiencë është edhe kapiten i Shqipërisë.