SC Gjilani do të udhëtojë sot për në San Marino për ndeshjet e raundit preliminar të Europa League.

Ekipi nënkampion i Kosovës do të përballet me Tre Penne në San Marino.

Ekipi i Gjilanit ka publikuar listën e futbollistëve që do të udhëtojnë, por mungojnë dy emrat e mëdhenj.

Keita Aziz nuk ka mundur të udhëtojë për shkak të dokumentave, kurse Sebino Plaku për shkak të një lëndimi në muskulin e këmbës të pësuar në stërvitje.

Ndeshja zhvillohet nesër.