Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për të veçanta për veprimtarët që ka dhënë shumë për lirinë e vendit, sikurse edhe për më të dalluarit në polici, FSK e Njësitin e Zjarrfikësve, në shenjë nderimi për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit.
“Sot po ndajmë mirënjohje për më të merituarit dhe më të dalluarit në kuadër të kontributit për liri dhe çlirimin e vendit. Këto mirënjohje përfshijnë kontributin politik, ushtarak, të institucioneve të veçanta të sigurisë, policisë së shtetit, FSK-së, Njësitit të Zjarrfikësve dhe autoritete tjera të Gjilanit”, ka thënë Haziri në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.
“Ky 20-vjeçar e ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si përvjetor jubilar, por shënon edhe kontributin e madh të njerëzve tanë, sepse këta nuk kontribuuan të vetëm, por u bënë edhe mësuesit e udhërrëfyesit tanë dhe na mësuan se si punohet dhe luftohet për liri deri në sakrificë. Do të vazhdojmë t’i respektojmë deri në gjunjëzim të gjithë ata që kanë qenë udhërrëfyes tanë dhe kontribuues për këtë ditë të bardhë të çlirimit. Kjo është vetëm një mirënjohje në emër të qytetarëve të Gjilanit”, ka shtuar Haziri.
Përpos mirënjohjeve, për herë të parë është dhënë çmimi “Agim Ramadani” që në këtë rast është për nënkolonelin e FSK-së, Skender Haliti.
Duket se moti i nxehtë dhe vendi ku mbahej ceremonia i shkaktuan shumë djerësitje të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri.






20 vje







