Gjilani

Gjilani nis ndërtimin e “Rrugës së Kumanovës”, kosto 305 mijë euro

Gjilan, 25 tetor – Komuna e Gjilanit ka nisur ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës” në gjatësi prej 870 e metrave.

Ndërtimi i kësaj rruge po bëhet nga granti i performancës më 2017 që Komuna e ka fituar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS.

Ndërtimi i pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës” kap koston e 305 mijë eurove, nga të cilat 205 mijë euro janë nga granti i performancës, ndërkaq Komuna participon me 100 mijë euro.