Gjilani dhe Ballkani kanë zhvilluar një ndeshje miqësore para nisjes së sezonit të ri, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila është zhvilluar në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan, është mbyllur me fitore të kuqebardhëve me rezultat prej 2:0.

Të besuarit e Ismet Munishit, të dy golat e fitores i kanë realizuar në pjesën e dytë.

Në epërsi gjilanasit i kaloj sulmuesi i ardhur Blerim Krasniqi, ndërsa golin e dytë e realizoj Fiton Hajdari.

Të dy trajnerët në këtë ndeshje kanë shfrytëzuar të gjithë lojtarët që kanë pasur në dispozicion.