Gjilani bindës, e mund Llapin dhe e merr primatin në Superligë

Gjilani e ka konfirmuar forcën e tij duke e mposhtur Llapin me rezultat të pastër, 3:0. Ndërkohë, Trepça ’89 shënoi fitore minimale ndaj Ferizajt, 1:0, e Drenica e mundi Dukagjinin 3:0, në ndeshjet e xhiros së 11-të të IPKO Superligës, që u luajtën sot

Gjilani e ka rrëmbyer pozitën e liderit të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanasit e kanë mposhtur sot Llapin me rezultat të pastër, 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të.

Tomislav Busiç i ka kaluar vendësit në epërsi në minutën e 42-të.

Kurse, golin e dytë të gjilanasve e shënoi Bedri Greca pas asistimit të bukur të Erlis Frashërit.

Vulë këtij takimi i dha Gerhard Progni, me golin e shënuar në minutën e 85-të.

Ndërkohë, Trepça ’89 e mundi Ferizajn me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për mitrovicasit e shënoi Ardian Shaljani, i cili realizoi autogol.

Drenica ndërkohë e mposhti Dukagjinin me rezultat të pastër, 3:0.

Për Kuqezinjtë fillimisht shënoi Harmon Gboëea në minutën e 25-të.

Diar Mustafa shënoi për 2:0 në minutën e 57-të.

Kurse, Gboëea realizoi prapë për drenicasit në fund të takimit.

Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, ku spikat derbi i kësaj xhiroje ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.

IPKO Superliga – Java e 11-të

E mërkurë

Gjilani – Llapi 3:0

Trepça ’89 – Ferizaj 1:0

Drenica – Dukagjini 3:0

E enjte

14:00 Prishtina – Drita

14:00 Ballkani – Flamurtari

loading…