Gjilanasit s’patën furnizim me ujë gjatë tërë vitit, Haziri nesër flet për punën e tij gjatë 2019!

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pritet të mbajë nesër konferencën e fundvitit.

Me fillim nga ora 11:00, Haziri do të dalë para mediave që të flasë për punën një vjeçare, si dhe planifikimin për vitin 2020.

Sigurisht se Hazirit do t’i duhet të falsë edhe për problemin më të madh me të cilin u përballën qytetarët e Gjilanit e që shpesh herë patën pyetje drejt tij. Mungesën e ujit.

Banorët e Gjilanit kaluan muaj me radhë apo thuajse gjysmën e vitit pa ujë, ose më së shumti një orë në ditë furnizim të ujit.

Përpos kësaj, Hazirit do t’i duhet të përgjigjet edhe për shumë probleme të tjera me të cilat gjilanasit u përballën vitin 2019.