Gjilan: Kapet mërgimtari, doli nga vet-izolimi dhe u nis me autobus në Gjermani

Një person ka thyer masën e vet-izolimit dhe për këtë arsye është gjobitur me 500 euro nga policia e Gjilanit.

Siç njofton policia, qytetari në fjalë nuk kishte qëndruar në shtëpinë e tij anipse ishte në vet-izolim, por me autobus ishte nisur për në Gjermani.

Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren numër të madh të zyrtarëve policor, si dhe polic në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.