Gjetja e mostrave te Astrit Deharit| Ende asnjë fjalë nga Policia, Prokuroria dhe Ministrja Haxhiu

Mbrëmë është raportuar se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

Nacionale ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

Lidhur me këtë Ministria e Drejtësisë, Prokuroria, dhe Policia nuk kanë kthyer përgjigje.

Për rastin nuk ka folur as Flutura Goga, drejtuesja e IML.

Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.