Gjesti prekës i Lewis Hamilton, i dhuron trofeun fëmijës me tumor (VIDEO)

Lewis Hamilton tregon se nuk është vetëm një pilot fantastik, por edhe një njeri me zemër të artë.

Piloti britanik, i cili triumfoi të dielën në Çmimin e Madh të Spanjës në Formulën 1, vendosi që t’ia dhurojë trofeun e garës vogëlushit 5-vjeçar, Harry Shaw, i cili vuan nga kanceri.

Përpara fillimit të garës, vet vogëlushi i kishte dërguar një mesazh Hamiltonit, i cili pas përfundimit të saj theksoi se Harry ishte një frymëzim për të. Ndërkohë, drejtuesit e Mercedesit dërguan makinën W10 të Hamiltonit në shtëpinë e vogëlushit Harry, për ta admiruar nga pranë.

Një gjest ky që e preku shumë babain e vogëlushit, James Shaw, që komentoi dhuratën e bërë nga 5 herë kampioni i botës në Formulën 1. “Nuk mund të kuptoni se çfarë do të thotë ky gjest për djalin tim. Tani ai beson se Leëis është miku i tij më i mirë dhe për një fëmijë kjo është diçka fantastike. Në një moment të tmerrshëm si ky, të gjithë ne kemi një motiv për të buzëqeshur”, tha James Shaw.