Ky është një imazh i rrallë. Madje shumë i rrallë.

Po luhej minuta e 74-të në ndeshjen Bayern Munich-Union Berlin (1-0), mbrëmjen e kësaj të mërkure, kur Nenad Bjelica ishte fajtor për një gjest të turpshëm.

Në një aksion, trajneri i Union Berlin nuk donte t’ia kthente topin shpejt Leroy Sané dhe, i acaruar, më pas e sulmoi fizikisht dhe i futi duart në fyt sulmuesit të Bayern Munichut. 

Dhe dy herë. Një gjest, që logjikisht i dha teknikut kroat një përjashtim nga fusha e lojës.

Red card for the Union Berlin coach after hitting Leroy Sané in the face!

pic.twitter.com/XMqelS95eu

— Bayern & Football (@MunichFanpage) January 24, 2024