Gjest i ulët, lopa e ngordhur hudhet në lumin Drini i Bardhë

Një qytetar i pandërgjegjshëm ka bërë një veprim tejet të ulët në Novosellë të Pejës. Në lumin Drini i Bardhë është parë e hudhur një lopë e ngordhur.

Kafsha e ngordhur ka filluar të kundërmojë dhe mbetja e saj mund të ketë edhe pasoja të tjera për qytetarët.

Zona përreth Drinit të Bardhë është shëndrruar në një nga më të frekuentuarat në vend viteve të fundit.