Grupi i tifozëve të klubit Prishtina – “Plisat” ka njoftuar se ka përfunduar me sukses ditën e parë të aksionit për të ndihmuar popullatën e Shqipërisë, e goditur nga tërmetet e ditës së martë.

Grupi ka njoftuar se ka ndihmuar 250 familje në Durrës me ushqime, veshmbathje, batanije, barna etj.

Grupi ka njoftuar se tashmë po kthehet nga Shqipëria.

Por, “Plisat” kanë njoftuar se nuk po kthehen vetëm.

Me vete “Plisat” kanë marrë edhe 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë.