Gjermania zgjat masat anti-COVID pas shifrës rekorde të vdekjeve

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pajtuar me liderët e 16 landeve të Gjermanisë që t’i zgjasë masat kufizuese për ta luftuar koronavirusin deri së paku më 20 dhjetor. E këto masa po pritet të vazhdohen deri në janar, ka thënë ajo sot, raporton agjencia Reuters.

“Kjo absolutisht nuk është koha për të dhënë dritën jeshile se krejt është në rregull”, ka thënë ajo, pasi është regjistruar rekord ditor i të vdekurve nga COVID-19.

Mirëpo, rregullat do të zbuten gjatë festës së Krishtlindjes për të lejuar familjet dhe shokët që të festojnë së bashku.

Gjermania ka bërë një mbyllje të pjesshme më 2 nëntor, për të luftuar valën e dytë të pandemisë. Baret e restorantet janë mbyllur, shokat dhe shitoret mbesin të hapura.

Nga 1 dhjetori tubimet në publik do të kufizohen në pesë persona. Gjatë Krishtlindjeve, do të rriten në dhjetë, duke mos llogaritur fëmijët.

“Kjo nuk duhet të jetë Krishtlindje e vetmuar për grupet e cenueshme”, ka thënë Merkel.