Gjermania është në favor të heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës ndërsa pret që qeveria kosovare të krijojë “klimën e nevojshme” te shtetet anëtare të unionit njëzet e shtatë shtetësh evropianë, kanë thënë nga ambasada gjermane në Prishtinë.
“Siç ka thënë vazhdimisht ambasadori gjerman në Kosovë, Gjermania mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës. Vendimi tani u takon vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të binden se është krijuar klima e nevojshme e favorshme për të arritur konsensusin e kërkuar”, thuhet në përgjigjën e Ambasadës për Front Online.







