Gjermania nesër vendos se çfarë do të bëjë pas 15 shkurtit, a do të vazhdojë mbyllja sërish?

Gjermania deri më 15 shkurt është e bllokuar, kjo për shkak të virusit korona. Ndërsa nëse ky shtet do të shmang një bllokim afatgjatë, duhet të futen menjëherë masa edhe më të rrepta, ka paralajmëruar virologjia gjermane Melanie Brinkmann, shkruan jutarnji.hr.

Virusi i ri nga Britania po përhapet shumë shpejtë dhe do të vazhdojnë deri në vitin 2022.

Brinkmann është një anëtare e ekipit këshillues pandemik të kancelares Angela Merkel dhe nesër ekonomia më e madhe e Evropës do të vendosë se çfarë të bëjë pas 15 shkurtit, kur skadon vendimi i fundit i bllokimit. Shumë presin që bllokimi do të hiqet sepse Gjermania ka një rënie të madhe në numrin e të infektuarve rishtas.

Në Evropë, variant i ri i virusit i përhapur nga Britania e Madhe është vlerësuar se po përhapet më shumë edhe është më ngjitës se i kaluari.

Ende nuk dihet nëse lloji britanik është 30 apo 50 për qind më ngjitës, thotë një virolog gjerman.

“Por edhe me vetëm 30 përqind, ne në të vërtetë kemi një pandemi krejt të re. Një pandemi e re po nxehet në prapavijë, për të thënë kështu, pa qenë në gjendje ta shohim atë ende qartë. Ne nuk do të jemi në gjendje të merremi me masat që janë në vend tani. Virusi rritet në mënyrë eksponenciale kështu që do të duhet të parandalojmë kontaktet edhe më rigorozisht. Pyetja e vetme është nëse do ta bëjmë një herë, me vendosmëri dhe në mënyrë të vazhdueshme, ose do të hyjmë në një hapje të shkurtër, si një hyrje për një mbyllje të re të gjatë, “shpjegon Melanie Brinkmann në një intervistë në numrin e fundit të gazetes gjermane Der Spiegel.