Bundestagu gjerman e ka miratuar paketën e ligjeve të migracionit me të cilën vështirësohet dhënia e azilit, por lehtësohet mënyra e punësimit në tregun e punës në Gjermani, sidomos të fuqisë punëtore dhe ekspertëve.

Pakoja ka shtatë ligje të cilat përmbledhin jo vetëm të ashtuquajturin “kthimi i rregulluar” dhe lehtësimi i largimit të atyre që nuk kanë të drejt për azil, por marrja e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të integruar, shkruan Ballkani.info.

“Ky është moment historik në politikën tonë të migracionit”, ka thënë ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Zehofer gjatë debatit në Bundestag.

Ai ka vlerësuar se prania e fuqisë punëtore të kualifikuar në tregun e punës në Gjermani është pjesë shumë e rëndësishmë e politikës së migracionit të Gjermanisë.

Zehofer ka sqaruar edhe se Gjermania mund të pranojë kërkues të azilit vetëm nëse kufizohet migracioni.

“Njerëzit pa të drejt qëndrimi duhet të largohen nga vendi unë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, për kërkuesit e azilit të cilët gjejnë vend pune, hapën mundësi të reja për qëndrim në Gjermani, shkruan Ballkani.info.

Ligji për punëtorët e kualifikuar ua mundëson të punëtorëve të kualifikuar nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së që të shkojnë në Gjermani dhe të punojnë – dhe atë në të gjitha fushat, e jo vetëm kur bëhet fjalë për fusha deficitare (ku ka mungesë kuadrosh siç ishte deri më tash).

Po ashtu parashihet se ekspertët e kualifikuar mund të qëndrojnë në Gjermani deri në gjashtë muaj në mënyrë që të kërkojnë punë, nëse e dinë mjaftueshëm gjuhën gjermane, por që nuk kanë të drejt në ndihmë sociale.

Rregullat e reja do të duhej që ta ulin deficitin e fuqisë punëtore në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane. /Ballkani.info/