Gjermania e bën Policinë e Kosovës me 15 vetura të reja
Policia Federale e Gjermanisë, sot, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ka bërë dhurimin e një donacioni të rëndësishëm prej 15 veturave për Policinë Kufitare të PK-së.
Pranim dorëzimi i këtij donacioni u nënshkrua nga u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadori i Gjermanisë . Jörn Rohde.
Ky donacion sipas Mehmetit dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, në luftimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.
Si shumë të rëndësishëm këtë donacion e ka cilësuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës e në veçanti për Policinë Kufitare.
Pesëmbëdhjetë automjetet që erdhën si dhuratë janë të modelit Duster nga prodhuesi Dacia, veturë kjo e cila dallohet për multi-funksionalitetin teknologjik, ashtu sikurse për qasjen e mirë në terrene të ndryshme pavarësisht vështirësisë, e që janë të nevojshme për Policinë Kufitare.
U. d. drejtori i PK-së, Mehmeti, falënderoi ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2020/10/122750965_645007272836240_8410973708285572470_n.jpg)
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2020/10/122797253_645007306169570_3827646722902858177_n.jpg)
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2020/10/122764327_645007349502899_6792827144376619187_n.jpg)
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2020/10/122827831_645007379502896_4532995808122169566_n.jpg)