angela merkel

Gjermania bëri 63,326 kërkesa për t’i transferuar azilkërkuesit në shtete tjera

Gjermania ishte vendi më kërkues në BE në përpjekjen për të transferuar azilkërkuesit në vendet e tjera në bllok, tregojnë shifrat e fundit.

Ajo dërgoi 63,326 kërkesa për t’i transferuar ata në shtetet e tjera anëtare në vitin 2017, sipas të dhënave nga Eurostat.

Sipas ligjit evropian, vendet mund të kërkojnë që azilkërkuesit të transferohen në shtetin e parë të BE ku kanë arritur, transmeton IndeksOnline.

Franca, me 41,243 kërkesa ishte e dyta, e ndjekur nga Austria (10,482) dhe Greqia (9,559).

Vendet e BE dërguan një total prej 157,805 kërkesash dalëse në shtetet e tjera anëtare vitin e kaluar, duke kërkuar transferimin e përgjegjësisë për shqyrtimin e një kërkese azili.

Gjermania dërgoi shumicën e kërkesave për transferimin e azilkërkuesve, por Berlini ishte gjithashtu pranuesi më i madh i këtyre kërkesave.

Ajo kishte 26,927 kërkesa në 2017, e ndjekur nga Italia me 26,627.

Shtetet anëtare megjithatë mund të refuzojnë të pranojnë kërkesat për tranfer.

Megjithatë, shumica e shteteve anëtare të BE-së raportuan se në 2017 u pranuan më shumë se gjysma e vendimeve për kërkesat e tyre në largim.

Letonia dhe Italia kishin mbi 90% të kërkesave të tyre në vendet e tjera anëtare, ndërsa Sllovakia (45.5%), Hungaria (41.4%) dhe Kroacia (35.1%) regjistruan nivelin më të ulët të pranimit në kërkesat e tyre dalëse.

Finlanda, Malta, Estonia, Italia dhe Portugalia ishin shtetet anëtare të BE-së me përmasa më të larta të pranimeve për kërkesat hyrëse në 2017 – të gjitha mbi 90%.

Në të kundërt, shtatë shtete anëtare pranuan më pak se gjysmën e kërkesave hyrëse që morën, duke përfshirë Austrinë (35%), Hungarinë (27%) dhe Greqinë (4%).