Gjermani – Hungari, formacionet e mundshme

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Hungarisë luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e fundit të Grupit F në kuadër të Euro 2020.

Gjermanët dhe hungarezët do të ndeshen mes vete në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Allianz Arena të Munichut nga ora 21:00.

Djelmoshat e Joachim Low vijnë nga një fitore e madhe ndaj Portugalisë dhe synojnë fitoren e radhës për të siguruar kualifikimin në raundin e radhës.

Në anën tjetër, hungarezët do të synojnë befasinë ndaj gjermanëve, ashtu sikurse ndaj francezëve, ku barazuan.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet e mundshme:

GjermaniaNeuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Havertz, Goretzka; Gnabry

HungariaGulasci; Botka, Orban, Szalai; Nego, Kleinheisler, Nagy, Schafer, Fiola; Szalai, Sallai;