Kancelarja

Gjermanët përshëndeten me Merkelin: 11 minuta duartrokitje dhe lot (VIDEO)

Dje, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i tha lamtumirë partisë së saj, CDU.

Merkel udhëhoqi me partinë për 18 vjet, por tani, si pasojë e goditjeve të fundit në popullaritetin e saj dhe ndaj partisë kryesisht për shkak të çështjes së migracionit kishte ardhur koha që ajo të largohej nga posti i të pares së kësaj partie, shkruan gazetametro.net

Ajo dha fjalimin lamtumirës, i cili ishte mjaft emocional, ku foli për sukseset e partisë dhe sfidat e radhës me të cilën do të ballafaqohet Gjermania, siç është ngrohja globale e probleme të tjera.

Fjalimi i saj u shoqërua nga nja aplauz për 11 minuta, ku anëtarët e partisë, disa me lot në sy, në shënjë respekti i dhanë një duartrokitje të fortë të ngritur në këmbë.

Një nga anëtarët mbante një pankartë në dorë me mbishkrimin në gjermanisht ”Falemnderit bos”, teksa nuk mund të mbante lotët.

Merkel do të vazhdojë të jetë kancelare deri në fund të mandatit të saj, që përfundon më 2021.

Tani, vendin e Merkel e ka zënë e preferuara e saj, Annegret Kramp – Karrenbauer.

https://www.youtube.com/watch?v=Ave0D7b776w