Dedaj

Gjergj Dedaj dekretohet si ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni

Gjergj Dedaj tashmë zyrtarisht mban postin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni. Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka nënshkruar dekretin për misionin diplomatik të Dedajt në Shkup.
Dedaj pohoi këtë lajm, duke thënë se prioritet i tij do të jetë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Do jam Ambasador i devotshëm dhe dinjitoz, i Kosovës ne Maqedoni! Falënderoj Presidentin Thaqi, për dekretimin tim, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës se Kosovës ne Shkup, si dhe një falënderim për Presidentin e Republikës se Maqedonisë Ivanov, per nënshkrimin e dekretimit tim, ne ketë mision te rëndësishëm shtetëror”, ka shkruar Dedaj, përcjell KosovaPress.

Pak kohë më parë, Dedaj u përfshi në një debat të ashpër me komunitetin turk në Kosovë pas një deklarate që kishte bërë kundër shtetit turk, por edhe kundër Serbisë. Pas kësaj pati kundërshtime nga turqit në Shkup për emërimin e tij ambasador.