Gjenerali ukrainas: kontrollojmë një pjesë të vogël të Bahmutit, por kjo do të mjaftojë më vonë

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tha sot se forcat ukrainase kontrollojnë një pjesë të vogël të Bakhmutit, por se ai territori do të jetë e mjaftueshëm për të hyrë në qytetin e shkatërruar kur situata të ndryshojë.

Gjenerali Oleksandr Sirski theksoi se ushtria ukrainase po përparon drejt forcave ruse në periferi të Bakhmutit, dhe mund të “rrethon taktikisht” qytetin, transmeton Telegrafi.

Ukraina deri më tani ka mohuar pretendimet ruse, se Wagner ka marrë kontrollin e plotë të qytetit në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot në samitin e G7 në Japoni, se “Federata Ruse nuk e pushtoi Bakhmutin sot”, duke shtuar se “ushtarët ukrainas janë në qytet akoma”.

Në anën tjetër, në këtë Samit ka pasur një dakordim nga palët pjesëmarrëse që të vazhdohet mbështetja e Ukrainës, për aq sa të jetë e nevojshme.