Gjenerali Rrahman Rama: FSK-ja është produkt i NATO-s

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se FSK-ja ka qenë e gatshme për shndërrim që nga viti 2014.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimet nuk mund të ndodhin brenda natës, por bëhen sipas nevojave dhe kërkesave të kohës.

“Patjetër se do të ketë armatim shtesë, por varësisht prej zhvillimeve ne do të pajisemi edhe me pajisje specialistike”.

Gjenerali ka thënë se ky është vetëm fillimi i një transformimi, por obligimet dhe angazhimet do të jenë shumë më të mëdha se tani.

“Ekziston edhe ajo fjala e urtë popullore që thotë se “Me bo është lehtë, por me mbajt më vështirë””.

Rama ka thënë se është shumë e rëndësishme që FSK-ja për disa vite është institucioni më i besueshëm në Kosovë.