Gjenerali Lahi Brahimaj i kundërpërgjigjet Gjuriqit: FSK nuk është kërcënim, por faktor stabiliteti

Gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj, ka reaguar në rrjetin social facebook pas deklarateve të Marko Gjuriqit, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën.

Brahimajt ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim, por faktor stabiliteti, duke shtuar se  nuk ka pse bëhet panik pasi që Kosova e ka fituar luftën tashmë.

Postimi i plotë i Brahimajt:

Paska fol Marko Gjuriqi për FSK-në. Racizmi serb vazhdon. Gjuriq me deklaraten e tij se shqiptarëve ju duhen libra e jo tanke shpërfaq pozicionin historik të serbëve ndaj shqiptarëve se kinse ne jemi te paarsimuar. Gjuriqi mundet me vazhdu me racizimin e vet e ne vazhdojme te arsimohemi edhe vazhdojme që ushtrine tone ta ndertojme me teknologjine ma te mire. FSK nuk eshte kercenim, por faktor stabiliteti. Mos te frikohet Gjuriq se luften e kem fitu njehere e do ta mbrojme paqen.