Gjenerali i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se do e respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e koronavirusit.

Kjo pasi, sipas tij, moslëvizja nuk është për FSK-në, por për qytetarët.

“E respektojmë cdo vendim të shtetit, jemi në gatishmëri tu dalim në ndihmë qytatrëve , nuk do të ketë lëvizje të kota por kurdo që nevojitet ndihma jonë jemi në gatishmëri. Presidenti është komandant suprem, por ne e respektojmë vendimin e Qeverisë pasi që vendimi është i qartë që moslëvizja është për qytetarët dhe jo për ne si institucion”, ka thënë Rama për klankosovën.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës miratoi propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për ndërmarrjen e masave shtesë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit COVID-19.

Vendimi parasheh edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve private nga ora 10:00 deri në orën 16:00, dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, njofton Qeveria e Kosovës.

Mirëpo, ky vendim u kundërshtua nga presidenti Thaçi, i cili e cilësoi si vendim antikushtestues dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë në vend që mos ta respektojnë këtë vendim.

Lidhur me këtë vendim, presidenti ka thirrur sërish konferencë për media.