Gjendje e rëndë në fshatrat e Gjilanit, fshati Livoç ‘noton’ në ujë

Rajone të ndryshme të Kosovës, sot po përballen me një gjendje të rëndë nga përmbytjet, pas të reshurave të mëdha të shiut që kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme.

Pamje amatore që po vijnë nga qytetarë të Kosovës, dëshmojnë se shumë shtëpi të disa fshatrave të Gjilanit janë përmbytur nga uji.

Duke pasur parasysh se tani ndodhemi në stinën e dimrit, kjo e bënë edhe më të vështirë situatën.

Një foto në fshatin Livoç të Gjilanit, tregon gjendjen atje, ku një pjesë e fshatit pothuajse është duke ‘notuar’ në ujë.