Gjendje alarmante në Novi Sad, vritet një njeri

Një person ka mbetur i vdekur në Novi Sad të Serbisë pas disa të shtënave me armë.

Shefi i Policisë së Novi Sadit, Milorad Susnjiq, tha për mediat se policia ka filluar hetimet intensive për personin i cili ka vrarë një tjetër të moshës 37 vjeçare.

Mediat në Beograd raportojnë nga burimet e tyre jo-zyrtare se Djordje Zafiroviq, i cili ishte djali i Dragoslav Kosmajaq është vrarë.

Policia ka bllokuar të gjitha rrugët në drejtim të Futogut.