Gjendja shqetësuese në QKUK, pacienti detyrohet të blejë maska e doreza për mjekim (FOTO)

Gjendja e shëndetësisë në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese.

Përpos që shpesh herë për t’u mjekuar qytetarët detyrohen të ikin jashtë vendit, edhe ata të cilët qëndrojnë këtu hasin në shumë vështirësi.

Në rastin e fundit, një i afërm i një pacienti në QKUK është detyruar të blejë doreza, maska, skallperë dhe gjëra elementare për mjekim, pasi që spitali ka pasur mungesë.

Një nga familjarët e Ballkani.info është shprehur i shqetësuar për këtë gjendje, duke thënë se është detyruar ta blejë edhe mbulesën që përdoret në sallën e operacionit.

Ndryshe janë të shumta rastet kur pacientët përballen me sëmundje të ndryshme, por që janë të pamundura mundësinë e mbulimit të shpenzimeve për shërim, apo edhe ndërhyrje kirurgjikale. /Ballkani.info