Kolona

Gjendja në pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë vazhdon pritja e bashkatdhetarëve

Dy vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë vazhdojnë të jenë të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar tregojnë se qytetarët po presin deri një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, kolonat në dalje në këtë pikë arrijnë deri 150 metra.

Ndërsa, në Merdarë, kolonat arrijnë deri 1200 metra, qytetarët po presin deri një orë e gjysmë.

Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në dhjetë minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.