Gjendja e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është duke u përmirësuar ndërsa po vazhdon trajtimin për COVID-19 në spitalin ushtarak. Ai mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë qysh nesër, ku do të vazhdojë trajtimin, kanë thënë mjekët sot, raporton agjencia Reuters.
Mjekët kanë njoftuar se Trump ka marrë oksigjen dy herë gjatë bejtesës së tij me sëmundje në mushkëri, përfshirë të enjten e të premten, dhe po ashtu i është dhënë edhe deksametazon.
Dekzametazoni ka treguar se përmirëson gjasat për mbijetesë të pacientëve që janë shtrirë në gjendje kritike me COVID-19 e që kanë nevojë për oksigjen shtesë. Por nuk duhet të jepet në raste të lehta pasi mund të limitojë aftësinë e trupit për të luftuar me virusin, sipas direktivave të Shoqërisë Amerikane për Sëmundje Infektive.
“Në fakt ai është vërtetë mirë”, ka thënë mjeku Sean P.Conley në Qendrën Mjekësore të Spitalit Ushtarak Nacional }alter Reed, ku Trump po trajtohet.
Mjekët kanë thënë se Trump nuk ka pasur temperaturë që nga e premta dhe se funksioni i mëlçisë dhe i veshkave ka mbetur në vlera normale pas dozës së dytë të Remdesivirit.
Mjeku Brian Garibaldi ka thënë se Trumpit i është dhënë dekzametazon si reagim ndaj uljes së nivelit të oksigjenit.
“Ai e ka marrë dozën e parë dje dhe plani është të vazhdojmë me këtë trajtim”, ka thënë Garibaldi.
Trumpit po ashtu është duke iu dhënë ilaçi eksperimental REGN-COV2, si dhe zink, Vitamin D, famotidine, melatonin dhe aspirin, kanë njoftuar mjekët.







