Gjendja aktuale brenda klinikave ku po trajtohen pacientët me Covid-19

Rritet numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 në QKUK, doktorët thonë se po përballojnë këtë gjendje.

Po mbahet në jetë me ndihmë të një pajisje që liron oksigjen.

Ky 52 vjeçar me probleme shëndetësore po qëndron në Klinikën e Pomologjisë për të gjetur shërim për sëmundjen ngjitëse Covid-19.

Doktori Musa Hoxha, që është edhe drejtor i kësaj Klinike po kontrollon gjendje e tij.

Nëpër dhomat e institucionit që trajton sëmundjet e mushkërive, ka plot pacientë që janë të infektuar me Covid 19, e që po përballen me pasoja të rënda shëndetësore.

Hoxha tregon se për shkak të hapësirave të vogla kjo klinikë ka marrë shtretër nga Klinika e Dermatologjisë dhe tani gjithsejtë i kanë 89 shtretër.

E 82 prej tyre veç se janë mbushur me pacientë.

Në të njëjtin oborr me Pomologjinë ndodhet edhe Klinika Infektive.

Kjo që u cilësua si zemra e virusit korona po ashtu është e mbushur me pacientë që kërkojnë trajtim.

Duke qenë Klinika kryesore në të cilën të gjithë pacientët janë të infektuar u.d drejtorit të saj Izet Sadiku thotë se tanimë edhe mund të quhet Klinike e Covidit.

Sadiku tregon numrin e pacientëve që po mjekohen aktualisht.

Mirëpo për sa u përket lajmeve se nuk ka më shtretër të lirë në Infektiveë, Sadiku thotë që pacientët të mos shqetësohen sepse ka vend për të gjithë

Këtu nuk përfundon lista e Klinikave të QKUK-së, brenda të cilave pacientët po marrin trajtim mjekësor.

Është Mjekësia Sportive, e brenda saj aktualisht po gjejnë shërim 93 pacientë.

89 prej tyre po mjekohen me oksigjenoterapi e 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Artan Ahmeti drejtori i kësaj Klinike bën të ditur për T7 se në Mjekësinë Sportive ka vetëm edhe dy shtretër të lirë.