Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në portin e Vlorës

Një trupi i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Rimorkiatorëve, pranë portit të Vlorës.

Policia e ka identifikuar gruan e pajetë si një 71-vjeçare, të cilën familja e kishte raportuar të zhdukur dhe dyshimet janë se mund të jetë vetëmbytur në det.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në  zonën e Portit,  në ujë  është konstatuar  e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë.  Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa. Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.