Policia e Kosovës

Gjendet pa shenja jete një person në stacionin hekurudhor në Fushë-Kosovë

Një person është gjetur pa shenja jete në stacionin hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur përtokë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion, ka njoftuar policia.

Lagjeja 28 , Fushë-kosovë 08.02.2024-13:45. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë.  Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet tutje në raportin policor.