Gjendet pa shenja jete në banesën e saj një grua në Fushë Kosovë

Në orët e mbrëmjes në Fushë Kosovë, është gjetur pa shenja jete një grua.

Rreth orës 19:00 në stacionin e policisë në Fushë Kosovë është raportuar një vdekje e dyshimtë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka treguar se bëhet fjalë për një grua të moshës 48-vjeçare e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

“Viktimë e këtij rasti është një femër M. B, 48-vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka treguar Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë sipas saj, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.