Policia e shtetit

Gjendet një trup i pajetë në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur gjatë mëngjesit të sotëm në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Trupi i pajetë është gjetur pranë Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit, ndërsa është i pamundur identifikimi për momentin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.12.2018, rreth orës 09:30, në lagjen “24 Maji” pranë Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit është gjetur një kufomë (trup njeriu), ku paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit. Shërbimi i ambulancës po bën transportimin e tij për në morgun e qytetit. Po kryhen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.