Gjendet një person pa shenja jete në Komoran: Konfiskohet një pistoletë

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në Gllogoc të Komoranit.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

‘’ Komoran, Gllogoc 30.03.2021-07:33. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetë dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë .Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.  ‘’