Gjendet një person i vdekur në Kamenicë, Policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jetë të martën në Kamenicë. I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike A-47, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.