Gjendet një person i pajetë në Prizren, policia po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë FOTO

Një person i moshës 65-70 vjeçare është gjetur në një trotuar në rrugët e qytetit të Prizrenit pa shenja jete. Rasti po trajtohet se vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës.

“Ju konfirmoj se si rast rreth orës 18:20, policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Rrustë Kabashi’, në trotuar një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete”, ka konfirmuar Osmanollaj.

Osmanollaj tregon se personi është i moshës 65-70 vjeçare, megjithatë nuk dihet saktë sepse viktima nuk ka pasur me vete mjet identifikimi, gjë që nuk dihet ende identiteti i tij.

“Njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima është i moshës 65-70 vjeçare, por për shkak se nuk ka mjet identifikimi me vete ende nuk dihet identiteti i tij”, ka thënë Osmanollaj.

Policia e Kosovës aktualisht po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë.

“Po dyshohet se viktima është bredhës i rrugës, është i pastrehë. Nuk janë vërejtur shenja në trupin e tij gjatë kontrollimit, megjithatë ne jemi duke e trajtuar si vdekje e dyshimtë”, ka konfirmuar Osmanollaj.