Gjendet një mjet shpërthyes në Hajvali, rasti iniciohet si “kanosje me armë”

Një person në Hajvali ka raportuar në Polici se ka vërejtur një mjet shpërthyer të dielën në mesditë.

Në raportin e Policisë thuhet vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe e kanë bërë tërheqjen e mjetit.

KANOSJE ME ARMË/ Fsh. Hajvali, Prishtinë 13.11.2022 – 11:11. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur një mjet shpërthyes. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë tërheqja e mjetit”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin si “Kanosje me armë”, i cili vazhdon të hetohet./Ballkani.info