Një burrë është gjetur i shtrirë dhe i alivanosur në një fushë në Podujevë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se kur viktima është dërguar për trajtim mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“HETIM I VDEKJES/Podujevë 15.01.2023 – 12:50. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./Ballkani.info