Gjendet në Gjakovë e mitura nga Fushë Kosova, arrestohet një i dyshuar për sulm seksual

Të premten një grua kishte njoftuar se vajzë e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ngjarja është raportuar të premten rreth orës 10:00 në “Lagjen 28”, në Fushë Kosovë.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Sipas burimeve e mitura nga Fushë Kosova është gjetur në Gjakovë, ku edhe është arrestuar personi që dyshohet për sulm seksual.