Policia e Kosovës

Gjendet i vdekur një person në Rahovec, ishte duke punuar arën

Një person në Rahovec është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ishte duke punuar në arën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Rahovec 13.05.2020 – 13:30. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke punuar në arën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.