Lajmi i fundit

Gjendet i vdekur një 42-vjeçar në Prizren – policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në Prizren.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se familjarët kanë deklaruar se viktima edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore dhe që sipas tyre bëhet fjalë për vdekje natyrale.

“Me datë 05.04.2024 , rreth orës 00:30, në shtëpinë e tij në rrugë Petro Nino Luarasi , në Prizren nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull 42 vjeçar (R.O.).

“Sipas familjarëve dhe mjekëve kujdestar, në bazë të shenjave cilësohet si vdekje natyrale. Megjithatë me urdhër të prokurorit kujdestar hapet rast “Hetim I vdekjes” ndërsa trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi.

BONUS VIDEO| 150 euro gjobë dhe 3 muaj konfiskimi i mjetit, rregulla të ashpëra për përdoruesit e trotinetit