Gjendet i vdekur një 34-vjeçar në lagjen “Mati” në Prishtinë

Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.