Policia e Kosovës njofton për gjetjen e një burri pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Kamenicë.

Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“VDEKJE E DYSHUAR/Kamenicë 27.08.2022-16:55. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti në proces hetimor./Ballkani.info