Gjendet i mbytur në pus një 74-vjeçar

Një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në pus në Fier.

Policia njofton se sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç.

Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus, pasi ka qenë duke punuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.