Në 2016-ën, punimet për ndërtimin e një godine në shtetin brazilian të Paras, nxorën në sipërfaqe zvarranikun më të madh që kanë parë sytë e njeriut.
Punëtorët zbuluan në hapjen e themeleve të godinës së Altmiras një anakonda gjigante dhe, për largimin e saj nga godina, u nevojit përdorimi i vinçave dhe zinxhirëve.
Gjarpri kishte gjatësi 10-metërshe, peshonte pak më shumë se 400 kilogramë dhe kishte një gjerësi 1-metërshe.
Nuk dihet se si ai përfundoi gjarpri në godinë, megjithatë thuhet se ishte i gjallë kur u gjet.


